Ndërsa flasim për të drejtën e pronës si një e drejtë e shkelur, abuzimet mbi të dhe pasojat që ka sjellë kjo gjendje në ecurinë e zhvillimit ekonomik, shpesh baza e konflikteve ka si zanafillë origjinën. Në të vërtetë origjina e pronës e parë në evoluimin e saj përbën dhe terrenin ku mbështeten marrëdhëniete tregut imobiliar. Por sa e njohur eshte për ne shqiptarët origjina e pronave? Kjo temë nuk është prekur më parë, ndaj Koha Real State po synon të hedhë sondën e parë të eksplorimit në historikun e pronësnë Shqipërinë e dy shekujve të fundit.Si pjesë përbërëse e perandorisë osmane, gjithshka, tokat bujqësore, livadhet, pyjet e malet, sipas normës së kohës, kishin një pronar të vetëm: Sulltanin. Sistemi i timareve që u përdor deri në gjysmën e shekullit 19, shpërblente me prona kasten ushtarake. Ligji i tokës i vitit 1858, përcaktonte këto marrëdhënie të reja dhe ishte i vlefshëm jo vetëm gjatë eksistencës së perandorisë, por shërbeu dhe në vitet e para të shtetit të ri shqiptar. Madje mund të thuhet se nga shpallja e pavarësisë në vitin 1912 dhe deri në 1920, baza ligjore dhe marrëdhëniet e tregut vijuan me inercinë e legjislacionit turk dhe dokumentet gjithashtu hartoheshin në gjuhën arabe. Gjatë viteve 20 dhe periudhës së mbretërisë, autoritetet shqiptare vijuan të njejtën rrugë për evidentimin dhe regjistrimin e pasurisë shtetërore dhe të personave privatë.Dokumentet e kesaj kohe ne Arkivat tona janë shembulli me i mire i funksionimit te shtetit dhe qe paradoksalisht, edhe pas 70 vjetësh sherbejne si dokumenti parësor që vërteton pronësinë mbi pronën. Më tej historia është më e njohur.Çështja që diskutohet sot, është përse, pas 18 viteve tranzicion, ende nuk gjendet zgjidhje per çështjen e pronës. Nga eksperte te ndryshem theksohet se kjo gjendje vjen dhe si rezultat pasi, Klasa jonë politike ne klishete e saj te zgjidhjes bazohet vetem në trashegiminë e koncepteve të regjimit komunist. Ajo nuk ka shkuar më tej për të njohur origjinën e historikun e pronës çka në vetvete përbën bazën e kësaj të drejte themelore e që lidhet ngushte me çlirimin e energjive te zhvillimit.
Te ftuar: z. Dritan EGRO - specialist i periudhes osmane prane Institutit te Historise
zj.Elektra QIRICI - shefe sektori ne Drejtorine e Pergjithshme te Arkivave