Nese ne emisioni Koha Real Estate jane ftuar dhe kane shpalosur idete e tyre specialiste dhe eksperte te fushave te ndryshme per ceshtjet me te prekshme, por mund te themi se ishin te pranishem dhe Shoqatat “Pronesi me Drejtesi” dhe “Bregdeti”, te cilat kane qene ne vijen e pare per mbrojtjen e te drejtes se pronesise. Me z. Vorpsi u trajtua kryesisht ceshtja e Ligjit te Legalizimeve, e cila u kthye se fundmi per rishqyrtim nga presidenti Topi, si dhe fatura shoqeruese per kthimin e kompensimin e ish pronareve. Ne fjalen e tij z. Vorpsi theksoi efektet negative te zbatimit te ketij ligji dhe nxjerre ne pah se nuk jane vetem interesat elektorale te partive politike qe kerkojne kete gje, por dhe interesa te fuqishme ekonomike. Dhe i demtuari eshte pronari dhe taksapaguesi shqiptar qe do te shlyeje faturen e larte. Duke marre si shembull ndertimet informale rreth Tiranes, ne emision u shfaq dhe harta e Tiranes se Madhe qe verteton interesat e mesiperme.Me z. Cakalli u fol lidhur me zhvillimin e Konferences ne Himare ku komuniteti i zones kerkon kthimin e prones e abrogimin e Ligjit “7501” si dhe angazhimin e presidentit Topi ( pjesemarres ne Konference) se do te ndikoje tek forcat politike per ti dhene zgjidhje ceshtjes se pronesise.
Te ftuar:z. Myrshit Vorpsi - Shoqata “Pronesi me Drejtesi”z. Polo Cakalli- Shoqata “Bregdeti”